– Abdixhiku, Osmani e Haziri mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e LVV-së, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ndryshe sot ushtruesja e detyrës së presidentës, Albulena Haxhiu ka mbajtur një takim konsultativ liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes, me fokus te çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Tri partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar pjesëmarrjen në takim. – Kurti arrin për takimin me LDK-në: Po shkojmë me pozitivitet Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur para mediave gjatë rrugës për takimin e sotëm me LDK-në. Kurti ka thënë se po shkojmë me pozitivitet në takim. “ Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara.
Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive ” ka thënë Kurti. – Zhvillimet politike në Kosovë: Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen sot Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot.
Ky takim vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike në Kosovë. Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte thirrur në takim partitë parlamentare për të martën. Megjithatë, takimi u bojkotua nga ish-partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca.
Në një konferencë për media pas takimit që Haxhiu zhvilloi me përfaqësues të partive politike parlamentare të komuniteteve jo-shumicë.
