Rrëfimi i pushuesit pas vrasjes së 20-vjeçarit te hotel Principote: U

0%

Një pushues ka rrëfyer momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, në ambientet e hotelit Principote. Ai u shpreh se ishin shumë të trembur dhe donin të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime. “Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin.

Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë. Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë ”, tha pushuesi.

Burimi: Bota Sot