Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më , në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.
Prokuroria pretendon se i pandehuri ka shkuar në banesën e viktimës, ku në atë moment ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij gjashtëvjeçare. Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezër – prokuroria jep detaje Sipas përshkrimit të aktakuzës, pasi viktima i ka hapur derën, A.S. i ka folur, e ka përqafuar dhe i ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Më pas, pasi ka hyrë në kuzhinë, dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima, sipas Prokurorisë, nuk ka arritur të dërgohet në spital dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Pas këtij veprimi, i pandehuri dyshohet se ka tentuar ta sulmojë edhe të dëmtuarin S.I., duke synuar ta godasë në pjesën e fytit. S.I. ka arritur t’i shmanget goditjes, ndërsa, sipas aktakuzës, është goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.
Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga therja me thikë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe të dënohet sipas ligjit. I pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
