Aktores Hayden Panettiere, yllit të serialeve televizive amerikane “Heroes” dhe “Nashville”, i janë bërë homazhe pas vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare, shkruan BBC .
Fituesja e çmimit Oscar, Viola Davis, e ka përshkruar Panettieren si një “talent të mahnitshëm”, ndërsa ylli i “One Tree Hill”, Bethany Joy-Lenz, ka vënë në pah sesi si një yll i ri, ajo ishte sjellë “si asnjë fëmijë tjetër kisha parë ndonjëherë para kamerës”.
Panettiere vdiq të dielën në Greenville në Karolinën e Jugut, dhe policia ka theksuar se nuk kishte “asnjë shenjë të rrethanave të dyshimta”. Ylli kishte luftuar për vite me radhë me abuzimin me substanca, por nuk është bërë publik asnjë shkak i vdekjes.
Zyra e Mjekësisë Ligjore të Qarkut Greenville ka njoftuar se ekipet trajtuan një grua me “arrest kardiak” dhe autopsia e saj nuk tregoi “asnjë shenjë traume”. Audio nga dispeçerët e policisë dhe ekipet që iu përgjigjën thirrjes kanë thënë se po i përgjigjeshin një “arresti kardiak” dhe detajuan përpjekjet e tyre për ta kthyer në jetë gruan pas një “mbidoze” të mundshme.
Departamenti i Policisë së Greenville ka njoftuar se zyrtarët u dërguan të dielën në vendngjarje pas thirrjes për rastin një gruaje pa ndenja në orën sipas kohës lokale. “Me të mbërritur, iu dha ndihma mjekësore; megjithatë, individi, i identifikuar më vonë si Hayden Panettiere, u shpall e vdekur në vendngjarje”.
Ata shtuan: “Hetimi paraprak nuk ka treguar ndonjë shenjë të ndonjë akti të paligjshëm ose rrethanave të dyshimta. Një i njohur i znj. Panettiere bëri thirrjen 911”. Në një deklaratë të veçantë, mjeku ligjor ka theksuar se “u morën masa të avancuara të mbështetjes së jetës kardiake”, “megjithatë, përpjekjet e ringjalljes ishin të pasuksesshme dhe individi u shpall i vdekur në orën ”.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
