Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi të martën në mëngjes Granadën dhe zonën e saj metropolitane në Spanjë, duke shkaktuar panik te banorët, tre të plagosur lehtë dhe dëme materiale. Lëkundja u regjistrua në orën me kohën lokale, me epiqendër në zonën e Gojarit dhe në një thellësi fokale prej rreth pesë kilometrash.
Tërmeti i së martës është pjesë e një sekuence sizmike që ka vijuar në zonën e Granadës që nga e shtuna e kaluar. Zëvendëskryeministri i Andaluzisë, Antonio Sant, konfirmoi se tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e lëkundjeve. Mes të plagosurve është edhe një i mitur, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme materiale në disa zona. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtime në ndërtesa, rrugë dhe automjete të parkuara. Për shkak të lëkundjeve, Alhambra u evakuua përkohësisht, ndërsa qytetarë të shumtë dolën në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera. Pas tërmetit kryesor me magnitudë 4.8 janë regjistruar të paktën gjashtë lëkundje pasuese.
Më e forta prej tyre kishte magnitudë 4 dhe u regjistrua në orën , me epiqendër në Churriana de la Vega. Sipas Institutit Kombëtar Gjeografik të Spanjës (IGN), lëkundja ishte shumë e cekët. Më pas u regjistruan edhe një tërmet me magnitudë 2.9 në Pandul, një lëkundje me magnitudë 2.6 në zonën e Las Gambas, si dhe një tjetër me magnitudë 2.8 me epiqendër në Alendín.
Tërmeti kryesor u ndje në të katër provincat e Andaluzisë lindore. Shërbimet e emergjencës morën rreth 50 telefonata në numrin 112, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për shkak të aktivitetit sizmik.
