Lazio po lëviz në merkato për të përforcuar mbrojtjen, pas eliminimit befasues që pësoi në raundin e parë të Coppa Italia ndaj Mantovës. Trajneri Gennaro Gattuso kërkon përforcime urgjente në repartin defensiv dhe një nga emrat që ka përfunduar në listën e ngushtë të klubit është Josip Shutallo.
Sipas informacioneve të fundit, Lazio ka zhvilluar bisedime me agjentët e mbrojtësit kroat, ndërsa kontaktet kanë nisur edhe me Ajaxin, klub që zotëron kartonin e lojtarit. Tashmë në Romë pritet përgjigjja për të kuptuar nëse operacioni mund të konkretizohet. Paralelisht, drejtuesit e Lazios po punojnë edhe për një tjetër opsion.
Bëhet fjalë për Stepán Chaloupek, mbrojtësin e Sllavia Pragës, me të cilin klubi italian po zhvillon bisedime. Eliminimi nga Mantova ka shtuar presionin mbi Lazion dhe Gattuso kërkon që skuadra të përforcohet sa më shpejt, sidomos në repartin e mbrojtjes.
