Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit, nuk është diskutuar për emra specifikë për postin e presidentit.
Abdixhiku tha se palët kanë kërkuar një periudhë për diskutime të brendshme brenda subjekteve të tyre politike, para se të paraqiten me emra konkretë në takimin e ardhshëm. “Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona para se të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm”, tha Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, për emrat specifikë për postin e presidentit duhet ende kohë dhe diskutime. “Gjërat janë shumë të qarta, po flasim për emrin e presidentit dhe LDK-ja nuk kërkon asgjë, kërkon vetëm stabilitet institucional”. Kurti pas takimit mbi dy orë me Abdixhikun: Diskutuam për kriteret që duhet t’i plotësojë presidenti Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
