Shqipëria është njëra nga tetë vendet që do t’i përshtatin politikat e tyre kombëtare me masat e reja të Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë. Përveç Shqipërisë, në këto masa janë përfshirë edhe Bosnje e Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia dhe Ukraina.
BE-ja njoftoi të martën se këto vende do t’i zbatojnë masat e miratuara nga Këshilli i BE-së më 23 korrik, duke e mirëpritur vendimin e tyre, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Sanksionet zgjerojnë kufizimet ndaj mallrave dhe teknologjive që mund të forcojnë kapacitetet ushtarake, teknologjike, mbrojtëse ose të sigurisë së Bjellorusisë.
Masat përfshijnë edhe kufizime të mëtejshme ndaj importeve të mallrave që mund t’i sigurojnë Bjellorusisë burime alternative të të ardhurave. Po ashtu, janë zgjeruar kufizimet për përfshirjen e Bjellorusisë në bizneset e kripto-aseteve me bazë në BE.
Megjithatë, janë paraparë përjashtime për mallrat dhe shërbimet që janë të nevojshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike të internetit në Bjellorusi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
