Simeone flet për Alvarezin

0%

Diego Simeone ka reaguar për situatën e Julian Alvarezit, duke theksuar se deklarata e pronarit të klubit e ka bërë të qartë qëndrimin për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Trajneri i Atletico Madridit u shpreh se, nëse pronari i klubit ka folur në mënyrë kaq kategorike, atëherë nuk ka më hapësirë për diskutime.

“Nëse pronari i klubit ka folur kaq kategorikisht, atëherë nuk ka më asgjë për të thënë. Është si kur shkon në gjykatë, kaq është, nuk ka më asgjë për të shtuar ”, deklaroi Simeone.

Sa i përket gjendjes së Alvarez, tekniku argjentinas bëri të ditur se klubi po kujdeset si për njeriun, ashtu edhe për futbollistin, duke pranuar se ai nuk është në gjendjen e duhur për të luajtur në ndeshjen e radhës. Diego Simeone on Julián Álvarez: “If the club owner has spoken so categorically, then there’s nothing more to say”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po kujdesemi si për personin, ashtu edhe për lojtarin dhe e kuptojmë se ai nuk është në gjendjen e duhur për të luajtur në këtë ndeshje ”, shtoi Simeone.

Burimi: Bota Sot