Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e saj

0%

Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin e saj edhe me sfidat e turit paraeliminator ku skuadrat do të kërkojnë të bëjnë hapin e parë drejt fazave të mëtejshme të kompeticionit. Në këtë tur janë përcaktuar dy përballje interesante të cilat do të zhvillohen në datën 16 shtator, me të dyja ndeshjet që do të nisin në orën .

Në ndeshjen e parë, në fushë do të zbresin Albpetrol dhe Memaliaj për një duel që pritet të ketë rivalitet të fortë mes dy skuadrave që e njohin mirë futbollin e jugut. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe përballja Gramshi-Basania një tjetër sfidë ku objektivi i vetëm do të jetë kalimi në raundin tjetër të Kupës.

Turi paraeliminator është një mundësi e rëndësishme për skuadrat pjesëmarrëse pasi një fitore do tu jap mundësinë të vazhdojnë aventurën në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit shqiptar ku ekipet që luajnë në kategoritë e ulëta, kanë mundësinë e vetme për të matur forcat me skuadra të elitës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot