Vëllaznimi i Gjakovës kërkon të jetë i kompletuar në të gjitha repartet në edicionin e ri. Gjakovarët janë përforcuar me basketbollistin Kentrell Pullian. “KB Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan Kentrell Pullian, i cili do ta bartë fanellën kuq e zi në edicionin e ri. Pullian është 24-vjeçar i gjatë 183 cm dhe luan në pozitën e organizatorit.
Amerikani vjen në Gjakovë pas karrierës universitare në SHBA, ku ka luajtur për Eastern New Mexico dhe Milwaukee Panthers. Në edicionin e kaluar, lojtari luajti në Superligën e Kosovës me Rahovecin dhe ishte nga më të suksesshmit në ligë.
Me eksperiencën e fituar në NCAA Division I, si dhe në Kosovë, Pullian tani nis aventurën e tij të re në basketbollin tonë, duke iu bashkuar Vëllaznimit për edicionin 2026/27”, ka njoftuar KB Vëllaznimi.
