Patrick Vieira emërohet trajner i ri i Senegalit

0%

Patrick Vieira është emëruar përzgjedhës i ri i Senegalit, duke marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një kombëtareje. Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) e ka konfirmuar të martën emërimin e ish-mesfushorit francez, i cili ka lindur në Dakar të Senegalit.

Vieira do të pasojë Pape Thiaw, i cili u largua nga posti pas eliminimit të Senegalit nga Kampionati Botëror i këtij viti në fazën e 1/16-ve. “Zotëri Patrick Vieira është trajneri i ri i kombëtares së Senegalit.

Data e prezantimit zyrtar dhe hapat e ardhshëm për emërimin e tij do të bëhen të ditur në një njoftim të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e FSF-së. 50-vjeçari do të drejtojë një kombëtare për herë të parë, pas përvojave të tij në klubet e Anglisë, Francës dhe Italisë. Vieira ka drejtuar Crystal Palace në Premier League, ndërsa në Francë ka qenë trajner i Nice dhe Strasbourg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai pati gjithashtu një eksperiencë të shkurtër në Itali, ku drejtoi Genoan në Serie A. Ish-mesfushori është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit francez. Vieira ishte pjesë e kombëtares së Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000. Ai regjistroi më shumë se 100 paraqitje me fanellën e “Les Bleus”.

Në nivel klubesh, Vieira kujtohet veçanërisht për periudhën te Arsenali, ku zhvilloi mbi 400 ndeshje dhe fitoi tre tituj të Premier League. Detyrat e tij të para me Senegalin do të nisin gjatë grumbullimit të ardhshëm të kombëtareve.

Kampionët e Kupës së Kombeve të Afrikës të vitit 2021 do të fillojnë përgatitjet për edicionin e vitit 2027, ndërsa kualifikimet për këtë turne pritet të nisin në muajin shtator. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com