Nisin sezonin e ri në shtëpi

0%

Laçi dhe Elbasani do të përballen të shtunën e 22 gushtit, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Kurbin, do të nisë prej orës . Ndërsa sot, klubi kurbinas ka rikujtuar edhe një herë tjetër tifozët për këtë duel.

Ndër të tjera, Laçi ka dhënë detaje edhe mbi çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 300 lekë të reja deri në 500 lekë të reja. Kujtojmë se Laçi rikthehet në elitën e futbollit shqiptar vetëm pas një sezoni që militon në Kategorinë e Parë. Sezonin e shkuar u shpallën kampionë, duke siguruar ngjitjen në Superiore.

Burimi: Bota Sot