“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së

0%

Një tumor gjigant, me peshë 3.5 kilogramë dhe përmasa rreth 27 centimetra në gjatësi e 17 centimetra në gjerësi, është hequr me sukses nga kaviteti torakal i një pacienti 23-vjeçar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë, i ftuar në KosovaLive, ka qenë mjeku Nazmi Kolgeci, i cili ka dhënë detaje. ‘’Këto tumore janë shumë të rralla, jo vetëm tek ne. Për fat të mirë nuk kemi pas asnjë problem, kemi filluar rreth orës 8, pra ka qenë rreth 4, 5 orë intervinim kirurgjik, ka qenë shumë sfidues, intervenim i rrallë.

Pacienti është komplet stabil. 10 centimetra është tumor shumë i madh, por kur merret parasysh se ky tumor është 27 centimetra, dhe pesha e tij, bëhet fjalë për diçka jashtëzakonisht serioze’’ , ka thënë ai mes tjerash në T7.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot