Hetuesit e IPK-së tentuan ta intervistojnë Rashkoviqin, por s’u

0%

Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Inspektorati Policor i Kosovës thotë se hetuesit e saj nuk ishin lejuar nga mjeku kujdestar në dy vizitat kur tentuar ta intervistojnë në spital Nenad Rashkoviqin, i cili pretendon se ishte sulmuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni në Zubin-Potok.

IPK-ja thotë se ka nisur hetimin për verifikimin e këtyre pretendimeve Pas pretendimeve të Nenad Rashkoviqit se është keqtrajtuar fizikisht nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni në Zubin-Potok, Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se ka nisur hetimin për verifikimin e këtyre pretendimeve.

Në përgjigjen për KOHËN, IPK-ja ka bërë të ditur se hetuesit kanë tentuar ta marrin në pyetje Rashkoviqin në Spitalin Rajonal të Mitrovicës në Veri, ku ai po merrte trajtim, por mjeku kujdestar nuk e kishte lejuar intervistimin e tij. Kanë bërë të ditur se hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke iu referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast, respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin-Potokut.

Të gjitha veprimet hetuesit e IPK-së janë duke i ndërmarrë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Sidoqoftë, hetuesit e IPK-së dy herë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë-Veri ku kanë kontaktuar me palën ankuese por mjeku kujdestar nuk ka lejuar që i njëjti të intervistohet”, thuhet nga IPK.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se gjatë këtij operacioni në Dren ishte gjetur armatim në afërsi të pronave të Rashkoviqit. Edhe Arbëri 12 gus 2026 Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok E Lista Serbe vazhdon të qëndrojë prapa versionit se Rashkoviqi është rrahur nga policia.

Në një konferencë kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili është edhe drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, kishte pretenduar se ai ishte dërguar në një zonë malore, ishte lidhur për një pemë dhe ishte goditur me një zorrë uji, në mënyrë që të pranonte përgjegjësi për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Kjo parti kishte publikuar edhe fotografi në të cilat, sipas tyre, shihen mavijosje në shpinën e Rashkoviqit. Pretendime të ngjashme ka bërë edhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Igor Simiq. Ai ka thënë se gjatë dy javëve të fundit janë keqtrajtuar edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb dhe u ka bërë thirrje atyre që t’i bëjnë publike rastet e tyre.

Edhe Arbëri 7 dhj 2025 Pas më se një muaji i lejohet vizita nënës së Vukashinoviqit E vetë Rashkoviqi, për mediat në gjuhën serbe, kishte dhënë një version që dallonte në disa detaje nga ai i paraqitur nga Lista Serbe. Ai tha se, pasi ishte lidhur në pyll, policët e kishin liruar dhe se më pas ishte kthyer vetë në shtëpi.

Sipas tij, në vendngjarje kishin qenë tre policë, por vetëm njëri prej tyre e kishte rrahur. E pasditen e 12 gushtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati vizituar Rashkoviqin në spital në Beograd dhe tha se Policia “e Kurtit, pa asnjë arsye e ka rrahur gati për vdekje” atë.

Ditëve të fundit, në Zubin-Potok janë kryer kontrolle dhe arrestime të personave të dyshuar për krime lufte, pasi në këtë komunë janë identifikuar disa lokacione ku dyshohet se mund të ndodhen varreza masive nga lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë.

Edhe Arbëri 4 gus 2026 Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza Prona e Rashkoviqit ndodhet pranë dy lokacioneve ku së fundmi janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se kanë lidhje me krimet e luftës në Kalludër të Vogël dhe Jabukë.

KOHA të martën i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë me pyetje lidhur me rastin dhe hetimet për të, por deri në publikimin e storjes nuk ka marrë përgjigje.

Burimi: Koha