Hetimi rreth pretendimeve të Nenad Rashkoviqit, IPK rekomandon

0%

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën Veriut. Rekomandimi i IPK-së për suspendimin e dy policëve vjen pas një hetimi të kryer lidhur me pretendimet e Nenad Raskoviqit, se është sulmuar fizikisht nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

IPK përmes një komuanikate ka njoftuar se disa ditë më herët ka filluar një hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me rastin rreth veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

“Hetimet e IPK-së kanë filluar bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës lidhur me pretendimet nga qytetari me inicialet N. R ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të këtij hetimi, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”- thuhet në njoftim.

IPK thotë se do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.

Më , IPK njoftoi se ka nisur hetimet pas raportimeve mediale dhe deklaratat publike të datës lidhur me pretendimet e Nenad Raskoviqit, ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.

Lista Serbe më , gjatë një konference për media pretendoi se në fshatin Dren të Zubin Potokut, bazuar në dëshminë e Nenad Rashkoviqit, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në shtëpinë e këtij të fundit pas kontrollit, kanë filluar ta godasin në trup pa asnjë arsye.

Po sipas Listës Serbe, bazuar në deklaratën e Rashkoviqit, policët e kanë dërguar në një pyll aty pranë, e kanë lidhur për një pemë dhe e kanë rrahur brutalisht me një zorrë uji, duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore dhe, sipas informacioneve të para, thyerje të brinjëve.

Burimi: Kallxo