EKSKLUZIVE | Si i goditi “fajdexhiu” i dyshuar në Prizren, gjatë

0%

Detaje të reja kanë dalë lidhur me momentet e arratisjes së njërit prej të dyshuarve gjatë aksionit policor për fajde në Prizren. Sinjali mëson nga burimet se i dyshuari, fillimisht, ka goditur me veturë një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Më pas, gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, ai ka vazhduar ikjen me veturë, duke goditur një veturë në një fshat të Prizrenit. Arratisja ka vazhduar edhe më tej, ndërsa në një fshat tjetër i dyshuari ka goditur një këmbësore 17-vjeçare. Pas veprimeve policore, i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar.

Rasti ka ndodhur gjatë aksionit të zhvilluar sot në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, ku të arrestuarit janë Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani Po ashtu, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar edhe substanca narkotike, përkatësisht kokainë dhe marihuanë .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com