Austria do të jetë e përforcuar me disa basketbollistë të rëndësishëm për ndeshjen kundër Maqedonisë, më 30 gusht në Vjenë. Përzgjedhësi Aramis Nagliq ka publikuar listën me 13 lojtarë. Në ekip rikthehet edhe Rashan Mbemba, i cili pas gati katër vitesh do të jetë sërish pjesë e kombëtares.
Megjithatë, Austria nuk do të mund të llogarisë në lojtarin e NBA-së Jakob Peltl, i cili nuk mori leje nga klubi i tij, Toronto Raptors, për të luajtur për kombëtaren. Për shkak të lëndimeve do të mungojnë Luka Brajkoviq dhe Silven Landesberg, ndërsa Sebastian Keferle do të jetë jashtë ekipit për arsye personale.
Ndeshja Austria – Maqedonia do të zhvillohet më 30 gusht në orën , në “Sport Arena Vienna”, në kuadër të fazës së dytë të parakualifikimeve për EuroBasket 2029. Përbërja e Austrisë: Erol Ershek, Daniel Fridrih, Jakob Lor, Daniel Kepel, Starlin Inoa Gil, Elvir Jakupoviq, Florian Kepel, Nordin Kapiq, Niko Zheleznik, Timo Lanmiler, Bogiq Vujosheviq, Rashan Mbemba dhe Nordin Kaber.
