Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, akuzohet si bashkëpunëtor në

0%

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka njoftuar se është arrestuari i shumëkërkuari Ylli Zalla, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Sipas ministrit të Brendshëm, Zalla u arrestua gjatë operacionit në Krujë, ndërsa prej vitit 2025 ai i shmangej drejtësisë.

Ylli Zalla ishte fshehur në një banesë tjerët në afërsi të shtëpisë së tij në Zallë të Fushë Krujës. Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qenë i armatosur me kallashnikov me fishekë. Ndërsa kujtojmë që një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, çka bëri që makina e tij, tip ‘Benz’, të shkrumbohej.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, shkruan ministri, i cili ka publikuar edhe pamjet e arrestimit. Kush është Ylli Zalla Ylli Zalla, është një person me precedent penal, i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse.

Ai ka qenë i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS. Ndërkohë ka kërcënuar me jetë dhe ish pronarin e fabrikës së çimentos. Ngjarje e ndodhur gjithashtu përpara disa vitesh.

Burimi: Bota Sot