Shkëndija lidere me pikë maksimale, ja renditja

0%

Dje, me derbin në Strugë dhe duelin e FFM-së, u mbyll raundi i 3-të i sezonit aktual në LPFMV. Struga TL festoi kundër Vardarit me 1:0, me golin e Maleskit, kurse Shkëndija fitoi bindshëm 4:1 kundër Bregallnicës. Pas kësaj, mund të analizohet tabela pas këtij raundi të 3-të. Shkëndija është lidere me 9 pikë maksimale, vetëm tetovarët kanë “tre nga tre”.

Sileksi dhe Strugë TL, të cilët kanë nga shtatë pikë secila ndajnë vendin e dytë. Të dyja ekipet kanë nga dy fitore dhe një barazim, të dyja jashtë fushe. Tikveshi është i katërti me 6 pikë, ndërsa Shkëndija e Haraçinës është e radhës me 4 pikë. Pason Vardari që ka vetëm tre pikë, aq sa Bregallnica dhe Arsimi. Skopje ka një dhe vetëm Bashkimi është pa pikë.

Burimi: Bota Sot