Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se, me përfundimin e punimeve në këtë segment, rruga e Çarshisë do të hapet për qarkullim, duke lehtësuar lëvizjen dhe qasjen e qytetarëve . Sipas njoftimit të komunës, deri në hapjen e tërësishme të rrugës, qarkullimi do të zhvillohet në dy kahje. Komuna e Kaçanikut ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë zhvillimit të punimeve.
Burimi:
Telegrafi
