Hayden Panettiere pozoi për herë të fundit me një mikeshë në Instagram vetëm pak javë para vdekjes së saj të papritur në moshën 36-vjeçare. Më 27 korrik, aktorja ndau një fotografi bardh e zi me fotografin dhe mikun e saj Randall Slavin, në një moment që në atë kohë dukej krejt i zakonshëm.
Në fotografi, Panettiere shfaqej e buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa Slavin e kishte kapur pranë vetes, shkruan DailyMail. Ajo e shoqëroi imazhin me një mesazh të shkurtër: “Kohë të mira dhe miq të mirë”. Pas lajmit për vdekjen e saj, ky postim mori një tjetër kuptim dhe u mbush me komente nga fansat dhe miqtë e saj.
Slavin, i cili ishte mik i afërt i aktores, e ripostoi fotografinë në Instagram pas lajmit tragjik dhe shkroi: “Paqja qoftë me ty, H”. Edhe aktorja Selma Blair reagoi në postimin e fundit të Panettiere me disa komente të dhimbshme, duke i kërkuar të mos largohej.
Panettiere, e njohur veçanërisht për rolet e saj si Claire Bennet në “Heroes” dhe Juliette Barnes në “Nashville”, ndërroi jetë të dielën në moshën 36-vjeçare. Përfaqësuesi i saj e përshkroi si “një dritë të jashtëzakonshme” që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim njerëzve që e njihnin, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Vdekja e saj erdhi vetëm disa muaj pasi publikoi kujtimet “This Is Me: A Reckoning”, në të cilat foli hapur për jetën si yll fëmijë, varësinë, depresionin pas lindjes, marrëdhëniet abuzive dhe humbjen e vëllait të saj, Jansen. Ajo la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya.
