​Rexhep Meidani mbush 82 vjet

0%

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Qemal Meidani u lind më në Tiranë Diplomoi në Universitetin e Tiranës (1966), Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), dega fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës (Francë) (1974). Në fushën profesionale, Meidani punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN (1966-1996).

Gjatë kësaj periudhe, ai botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Meidani mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”. Karriera politike e Meidanit nisi pas viteve ’90. Ai ishte kryetar i KQZ-së në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1991 dhe anëtar i Këshillit Presidencial (1991).

Gjatë viteve 1992-96 u angazhua në shoqërinë civile duke qenë edhe kryetar i bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (1994-96). Më 1996 aderoi në Partinë Socialiste duke u zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i saj (1996-1997). Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997, Meidani u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas zgjedhjeve, të cilat u fituan nga koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, më me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi President të Republikës, detyrë të cilën e ushtroi deri më datë kur u zëvendësua nga pasardhësi i tij Alfred Moisiu.

Burimi: Bota Sot