Një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar në brigjet e Indonezisë. INGV, Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raportoi ngjarjen. Epiqendra ishte e vendosur 175 kilometra në lindje të qytetit të Labuan Bajo, shkruan ANSA. Hipoqendra ishte në një thellësi prej 36 kilometrash. Nuk u lëshua paralajmërim për cunami.
Burimi:
Bota Sot
