Familja e këngëtares së njohur uellsiane, Bonnie Tyler, emri i vërtetë Gaynor Sullivan, u mblodh sot për ceremoninë e varrimit të saj, një muaj pas vdekjes së saj në moshën 75-vjeçare. Ceremonia u zhvillua në Swansea, qytetin e saj të lindjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Robert Sullivan, udhëhoqi familjarët pas arkivolit.
Para kishës u vendosën kurora me lule, përfshirë një dedikim me titullin e këngës së saj më të famshme, “Total Eclipse of the Heart”. Foto: Getty Images Në ceremoninë përkujtimore u luajtën disa prej këngëve të saj, teksa kori uellsian ‘Only Men Aloud’ interpretoi “Bridge Over Troubled Water” dhe “Total Eclipse of the Heart”.
Familjarët e përshkruan Bonnie-n si një grua të ngrohtë, bujare dhe të veçantë.Familja kërkoi që në vend të luleve të bëheshin donacione për dy organizata bamirësie në Uells. Foto: Getty Images Bonnie ndërroi jetë në një spital në Faro të Portugalisë, ku jetonte prej vitesh me bashkëshortin.
Ajo ishte shtruar në spital pas komplikimeve të shkaktuara nga një apendiks i plasur dhe një zorrë, që kërkuan ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Foto: PA Wire Këngëtarja kishte një karrierë gati 50-vjeçare, duke nisur në vitin 1976 me këngën “Lost in France”.
Përveç hitit botëror “Total Eclipse of the Heart”, ajo u bë e njohur edhe për “Holding Out for a Hero”, “It’s a Heartache” dhe “If You Were a Woman (And I Was a Man)”. Foto: Reuters Foto: Reuters
