Arrestohet në Jarinë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Jarinë në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak për “Falsifikim i dokumenteve. Pas arrestimit është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij në Leposaviq me ç’rast janë sekuestruar fishekë dhe një telefon personal i tipi REDMI 5G.

“Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar, sipas procedurave është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të calibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës.

Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi