KRU “Hidrodrini” paralajmëron borxhlinjtë: Do të pasojë çkyqja e

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar konsumatorët familjarë dhe biznesorë, borxhi i të cilëve ndaj kompanisë tejkalon shumën prej 300 eurosh, që të paraqiten për ri-programim të borxhit. Sipas njoftimit, konsumatorët mund të paraqiten çdo ditë pune, nga ora deri në , për të rregulluar pagesën e borxheve të akumuluara.

KRU “Hidrodrini” ka paralajmëruar se në të kundërtën do të pasojë çkyçja e menjëhershme nga rrjeti i furnizimit me ujë, si dhe marrja e masave përkatëse ligjore. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet dhe ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme. “Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht!”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Burimi: Telegrafi