Një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje në Wakefield të Anglisë, gjatë së cilës dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një qen i racës Pastor Gjerman. Policia e West Yorkshire bëri të ditur se të shtunën, rreth orës , kishte pranuar disa telefonata për një përleshje në një shteg pranë Blacker Lane.
Gjatë incidentit, 55-vjeçari ishte kafshuar nga qeni dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike. Ai ndërroi jetë po atë mbrëmje, pak pas orës , shkruan Bild. Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar një tjetër 55-vjeçar nën dyshimin për vrasje.
I arrestuari po hetohet gjithashtu si pronar i qenit, nën dyshimin se kafsha kishte dalë jashtë kontrollit në një hapësirë publike dhe kishte shkaktuar lëndime. Qeni, i racës Pastor Gjerman, është sekuestruar nga autoritetet.
Policia po kërkon gjithashtu dy dëshmitare që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe që dyshohet se i kishin dhënë ndihmën e parë viktimës para mbërritjes së ekipeve emergjente. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar se si nisi përleshja dhe rolin e saktë që pati qeni në incident. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
