Forcohen shërbimet laboratorike në QKMF-në e Junikut

0%

Komuna e Junikut dhe Projekti për Kujdes Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH) kanë forcuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me synim përmirësimin e shërbimeve laboratorike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesin e AQH-së, Nicu Fota, për pajisjen e QKMF-së me pajisje moderne laboratorike. Investimi kap vlerën e rreth 30 mijë eurove. Nga kjo shumë, 25 mijë euro financohen nga AQH, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga buxheti i Komunës së Junikut.

Sipas komunës, investimi pritet të rrisë kapacitetet e QKMF-së dhe të mundësojë kryerjen e analizave laboratorike në mënyrë më të shpejtë dhe më të saktë. “Ky investim paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Junik, duke rritur kapacitetet e QKMF-së për kryerjen e analizave laboratorike më të shpejta dhe më të sakta”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes këtij bashkëpunimi, qytetarët do të kenë qasje në shërbime më cilësore diagnostikuese pranë QKMF-së në Junik.

Burimi: Telegrafi