“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë

0%

Thibaut Courtois ka zbuluar kërkesën kryesore të Jose Mourinhos për futbollistët e Real Madridit gjatë fazës përgatitore, duke treguar se trajneri portugez po i kushton rëndësi të veçantë përqendrimit dhe seriozitetit në çdo moment të ndeshjes.

Portieri belg shpjegoi se Mourinho u ka kërkuar lojtarëve të jenë të përqendruar maksimalisht gjatë gjithë takimit, përfshirë edhe situatat standarde si goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit. “Shumë përqendrim në çdo moment të ndeshjes. Në goditjet nga këndi, në goditjet e dënimit, të gjithë duhet të jemi të fokusuar çdo sekondë të lojës, të luajmë mirë dhe me seriozitet.

Mendoj se kjo është ajo që po bëjmë”, deklaroi Courtois për mediat zyrtare të klubit pas fitores ndaj Schalke 04. Portieri belg beson se skuadra po reagon pozitivisht ndaj kërkesave të trajnerit dhe ka vlerësuar përkushtimin e treguar gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Courtois theksoi se futbollistët po stërviten me intensitet të lartë dhe me seriozitet, pasi duan që sezoni i ri të jetë shumë më i suksesshëm pas dy edicioneve pa trofe. “Po stërvitemi shumë mirë dhe me seriozitet, sepse të gjithë duan një sezon të madh. Shoh shumë përkushtim dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Mezi presim të fillojmë”.

Real Madridi do ta nisë sezonin e ri në La Liga ndaj Espanyolit këtë të shtunë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi