Cruz Beckham publikon një fotografi të fëmijërisë me Brooklyn,

0%

Cruz Beckham ka ndarë në Instagram një fotografi të hershme familjare, ku shfaqet së bashku me vëllain e tij më të madh, Brooklyn, pavarësisht përçarjes që ka përfshirë familjen Beckham.

Postimi, i publikuar të shtunën pa asnjë mbishkrim, përmbante disa fotografi nga pushimet familjare, përfshirë edhe një imazh të vjetër ku Cruz, Brooklyn, Romeo dhe Harper shfaqen së bashku gjatë fëmijërisë.

Në pjesën tjetër të albumit, Cruz ka publikuar momente nga pushimet e fundit me familjen, përfshirë fotografi nga Italia, ku shihen duke shijuar aktivitete të ndryshme dhe kohën pranë njëri-tjetrit, shkruan DailyMail. Fotografia me Brooklyn vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes djalit të madh të David dhe Victoria Beckham dhe pjesës tjetër të familjes mbeten të tensionuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në janar, Brooklyn publikoi një deklaratë ku shprehu dëshirën për t’u distancuar nga familja dhe nga ajo që e quajti “Marka Beckham”. Më herët, ai kishte bllokuar prindërit e tij në Instagram, ndërsa, sipas raportimeve, komunikimi mes palëve është kaluar përmes përfaqësuesve ligjorë.

Që prej atëherë, Brooklyn nuk është parë publikisht me vëllezërit e tij, Cruz dhe Romeo, apo me motrën e vogël, Harper. Megjithatë, përfshirja e fotografisë së Brooklyn në postimin e fundit të Cruz ka tërhequr vëmendjen, duke rikthyer në fokus historinë e familjes Beckham dhe marrëdhënien e saj të dikurshme të ngushtë.

Ndërkohë, David dhe Victoria kanë vazhduar të shijojnë pushimet verore me pjesën tjetër të familjes, ndërsa mungesa e Brooklyn mbetet e dukshme në fotografitë e tyre të fundit familjare.

Burimi: Telegrafi