Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj K.Xh., se ka kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sipas aktakuzës, më , K.Xh. me dashje dhe me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.
Prokuroria thotë se i pandehuri e ka kanosur Kurtin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta. Me këto veprime, K.Xh. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”. Rasti është proceduar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special.
