A do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5? Flet Arbnora Ademaj

0%

Modelja dhe aktorja, Arbnora Ademaj, ka folur për formatin Big Brother dhe mundësinë që një ditë të jetë pjesë e këtij reality show. E ftuar në “Prive Summer”, Arbnora tha se e ndjek Big Brother-in, por jo në mënyrë të rregullt. Ajo tregoi se zakonisht shikon Prime-t dhe e konsideron programin një nga formatet më të ndjekura.

Foto: YouTube Megjithatë, Ademaj u shpreh e bindur se nuk e sheh veten si banore të Big Brother-it. Sipas saj, një nga arsyet lidhet me gjuhën dhe profilin e njerëzve që bëhen pjesë e formatit. “Big Brother e shikoj si format jo rregullisht, Prime-t zakonisht dhe aty më intereson. Absolutisht që është një nga emisionet më të shikuara, por që nuk e shoh veten”, deklaroi ajo.

Tutje, Arbnora tha se do ta kishte parë më ndryshe pjesëmarrjen e saj nëse në format do të ishin persona me një karrierë të ngjashme me të. “Nuk më pëlqen gjuha. Nëse kishim qenë me njerëz të një karriere diku aty afër, por me qenë me njerëz që vijnë me u promovu…”, u shpreh Ademaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e Arbnorës vijnë në një kohë kur Big Brother vazhdon të jetë një nga formatet më të komentuara dhe më të ndjekura në publikun shqiptar .

Burimi: Telegrafi