Sytë dhe fokusi i kuqezinjve kthehen tërësisht te Kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku skuadra synon (sot 19.00, në Shkup) të vazhdojë ecurinë perfekte me tri pikë të reja për të blinduar kreun e tabelës.
“Pas mbylljes së rrugëtimit evropian, Shkëndija rikthehet në kampionatin vendor ku synimi i vetëm mbetet rikthimi i trofeut kampion në Tetovë Kuqezinjtë e kanë nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike me dy fitore në dy ndeshje (3:0 ndaj Skopjes dhe 2:0 ndaj Vardarit), duke udhëhequr me 6 pikë të plota dhe goldiferencë 5:0 Edhe kjo sfidë do të zhvillohet në kompleksin e FFM-së pa praninë e publikut për shkak të dënimit, ndërsa ekipi vazhdon të luajë jashtë Tetovës shkaku i punimeve për rinovimin e stadiumit të qytetit Portieri Babouccar Gaye dhe sulmuesi Marko Gjorgjievski mbeten jashtë kombinimit për këtë përballje për shkak dëmtimesh.
Mbrojtësi Anes Meliqi mungon në këtë ndeshje për shkak të pezullimit me karton të kuq të marrë pas përfundimit të derbit ndaj Vardarit. Mbrojtësi Jovan Manev ndjen shqetësime për shkak të një dëmtimi në shpatull dhe aktivizimi i tij mbetet në pikëpyetje deri para ndeshjes”, thuhet në faqen e klubit.
Forma e mirë: Shkëndija nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë fillim sezoni në LPFMV, duke treguar stabilitet të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kundërshtari: Bregallnica e rikthyer këtë edicion në elitë vjen pas një fitoreje bindëse 4:0 ndaj Arsimit të Çegranit në Shtip, pasi në xhiron e parë u mposht 2:0 nga Vardari.
Misioni kampionat: Pa ngarkesën e ndeshjeve ndërkombëtare, stafi teknik ka kthyer vëmendjen për të përgatitur maksimalisht takimin për të ruajtur ecurinë 100% të pikëve. Drejtësia në këtë përballje i është besuar arbitrit Vlatko Ilioski.