Një automjet është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë. Sipas njoftimit të Zjarrfikësve të Gjakovës, rasti është raportuar rreth orës , ndërsa ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe kanë parandaluar përhapjen e tij.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale. Rrethanat se si ka ardhur deri te përfshirja e automjetit nga zjarri nuk janë bërë të ditura.
