Më mirë konsullata sesa granata!

0%

*** Hapja e Konusllatës së Përgjithshme e Shqipërisë në Bujanoc plotësisht legale dhe e domosdoshme, të lumtë Ferit Hoxha (kryediplomat i Shqipërisë) ! -Unë, qysh më 2004 pata sugjeruar, që në Preshevë, të hapej një konsullatë e përgjithshme e Shqipërisë, por asgjë, ajo kërkesë ngeli në “veshët e shurdhër të politikës dhe të diplomacisë shqiptare !? -Kësi diplomatësh si Ferit Hoxha të formatit botëror i duhen Shqipërisë Etnike !

Të lumtë bacit, ti je shpresa dhe krenaria e ribashkimit kombëtar dhe Shqipërisë Etnike, jo “lahpuzat” nëpër dreka dhe darka të tavolinave të gjelbra diplomatike evropiane, ku deri tash, asnjëherë nuk kanë debatuar çështjen koloniale të shqiptarëve nën Serbi, nën Greqi, nën Mal të Zi dhe nën Maqedoninë Veriore (1876-2026). * * * Ndonëse, deri më sot (2026) ambasadat dhe konsullatat shqiptare, nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi pozitiv në politikën e brendshme të Shqipërisë, që kjo të zgjidhë problemin kolonial të shqiptarëve të kolonizuar nën Serbi, nën Greqi, nën Mal të Zi dhe nën Maqedoninë Vriore, kjo nuk do të thotë që sot politika e jashtme dhe dipomaamcia e Shqipërisë, duhet t’i përsërisin të njëjtat gabime të regjimeve të kaluara (demorkatike dhe socialiste, 1990-2026), kur është fjala për dekolonizimin e shqiptarëve në Bllkan.

Përkundrazi, patjetër, nevojitet që të ndërtojnë strategji dhe dikurs të tillë, që objektivat dhe parimet e politikës së jashtme të pasurohen me doktrinën dhe me praktikën e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në katër vilajetet ekzistuese (Janinë, Manastir, Shkodër, Kosovë) në frymën e parktikës positive të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të ri juridik ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas së drejtes diplomatike dhe konsullore, çdo shtet ka të drejtë të vendosë marrëdhënie diplomatike a konsullore me ndonjë shtet tjetër, por kuptohet,vetëm duke përfillur bazën e ligjshme të interesit të ndërsjellë të tyre.

Në këtë kontekst, duhet të veprojë edhe politika e jashtme dhe diplomacia e shtetit shqiptar, kur është fjala për iniciativen e hapjes së konsullatës shqiptare në Bujanoc.

Mirëpo, me gjithë hapjen dhe funksionimin e ambasadave të Shqipërisë në vendet fqinje sllave (Beograd, Athinë, Podgoricë dhe Shkup), deri më sot, ato nuk kanë dhënë kurrfarë rezultatesh pozitive në ndryshimin e statusit kolonial të shqiptarëve (1912-2026), sepse asnjëra prej tyre nuk kanë parashtruar kërkesën për këmbimin e ndonjë konsullate mes tyre, ashtu siç veproi tani minisri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha në “Forumin Diplomatik në Antalia.’ më 17-.

Në këtë Forum Diplomatik në Turqi u takuan dhe biseduan ministrant e jashtëm të Shqipërisë (Ferit HOxha) dhe të Serbisë (Marko Gjuriq) , të cilët u dakorduan që të hapen konsullatat e tyre në Shkodër dhe në Bujanoc.

“ Sipas njoftimit të ministrit shqiptar, bisedimet u përqendruan në forcimin e dialogut konstruktiv dhe zgjerimin e bashkëpunimit konkret, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare, si faktorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin në rajon.Në këtë kuadër, Hoxha bëri të ditur se ka mirëpritur gatishmërinë e Serbisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Bujanoc.” (https://ambasadat.gov.al/serbia/en/newsroom/ministri-hoxha-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-serbise-marko-duric-ne-kuader-te-forumit-diplomatik-te-antalias-2026/).

Këtë marrëveshje për hapjen e konsullatave në Bujanoc dhe në Shkodër , të arritur mes dy kryediplomatëve të Shqipërisë dhe të Serbisë në Antalia, e përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Driton Rexhepi, duke nënvizuar se “Hapja e konsullatës së përgjithshme të Shqipërisë në Bujanoc, ka pohuar se “ bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme që duhet trajtuar me maturi dhe në përputhje me parimet e diplomacisë shtetërore.Sipas tij, hapja e një konsullate shqiptare në Bujanoc përfaqëson një objektiv strategjik për forcimin e pranisë institucionale të Shqipërisë në Luginën e Preshevës, duke afruar shërbimet konsullore dhe duke krijuar mundësi më të mëdha për bashkëpunim kulturor, arsimor dhe ekonomik.” (https://folonline.com/driton-rexhepi-konsullata-shqiptare-ne-bujanoc-eshte-interes-strategjik-por-jo-me-cdo-kusht/ Plotësisht reagim i drejtë Driton Rexhepit lidhur me marrëveshjen e këmbimit të ambasadave në Bujanoc dhe në Shkodër, sepse janë të nevojshme dhe të domosdoshme në frymën e diplomacisë moderne të zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me dialog dhe me paqepër, ashu siç diktojnë objektivat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Ndaj, hapja e këtyre dy kosnulatave në Bujanoc dhe në Shkodër, është e ligjshme, edhe sipas Kushtetuës në fuqi të Shqipërisë (1998), edhe sipas sipas së drejtës ndërkombëtare.

Kjo është e rëndësishmja, jo çfarë flasin e shkruajnë matrapazët të mashtruar nga teoritë konspiracionit dhe të viktimizuar nga historicizmi dhe mitologjizmi kakofonik dhe simfonik i shekujve të kaluar të luftërave sllavo-bizantine, që më 1913 treguan dhëmbët gllabërues për pushtimin e Shkodrës shqiptare.

Mirëpo, edhe atëherë serbomalazezët pësuan disfatë katastrofike në njerëz dhe në armatime, sepse heronjtë patriotë shqiptarë mbrojtën Shkodrën nga pushtimi i kral Nikollës së Malit të Zi.

Kështu, thotë edhe kënga popullore shqiptare : “Kral Nikolla kryelopa s’ mirret Shkodra me dy topa…” Mirëpo, në këtë rast s’kemi nevojë për përsërtitjen e ligjëratave historike të askujt të së kaluarës së hidhur mes shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve. -Duke qenë se ndodhemi në dekadën e dytë të shekullit XXI, shqiptarët duhet të pajohen me fqinjtë e tyre kolonialistë (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Grqia) në mënyrë paqësore dhe me dialog, ashtu siç parashikon Karta e OKB-së, parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, që vetëm me paqe të zgjidhen problemet dhe konfliktet ndërshtetërore të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, jo me forcë, me agresion, me luftëra dhe me zhdukje qytetërimesh, sepse kjo formë konfrontimi, do të shpiente prapa në kohën e barbarisë dhe të zhdukjes së civilizimeve të ndryshme.

S’ka nevojë Shkodrën ta “vajtojnë” llafologët, vulgarologët, mafiozët tregtarë, matrapazët me paçavauret e tyre, se gjoja hapja e konsullatës së përgjithshme në Shkodër, do të sillte “pasoja të mëdha gjeopolitike dhe gjeostrategjike, si dhe heqjen e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë…” Ky parashikim astrologjik, është vetëm një gënjeshtër, mashtrim, frikësim, përzierje në punët e brendshme të Shqipërisë, asgjë e dobshme tjetër kombëtare e as shtetërore. -Si mud të rrezikohet Shkodra nga Beogradi, kur kjo, dhe e gjithe Shqipëria është nën sovranitetin, në mbrojtjen dhe sigurinë e çeliktë të NATO-s dhe të Amerikës?

Për fatin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të vendosin dhe të infiltrohen bandat e ndryshme mafioze, thënçin “kalemxhinjë” të kohës “Zo bane llugë”, që po ushehen nga tabllidet dhe nga grazhdat e ndryshëm të ChatGPT-së, GOOGL …etj.-Këta shantazhistë , injornatë dhe diletantë, mashtrues, manipulues, gënjeshtarë dhe falsifikues, janë e keqja më e madhe e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan !

Së fundi, ata “zhurmues” dhe “hallvaxhinj”, që po ushtrojnë strategji frikësimi ndaj popullit shqiptar të Shkodrës, se gjoja me hapjen e konsullatës serbe, “do të rrezikoht Shkodra”, nuk janë ata, që e kanë mbrojtur as Kosovën (1989-1999) nga terrori dhe lufta gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e as që do ta mbronin Shkodren, në rast rreziku na agresioni i Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

Burimi: Bota Sot