Kostumet shqiptare në Manastir, tradita që ruan kujtesën ndër breza

0%

Në Manastir, në qytetin e Alfabetit, u prezantuan kostume kombëtare shqiptare nga treva të ndryshme. Aktiviteti u organizua në kuadër të manifestimit “Mozaiku Etnik i Bashkësive”, me synim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Kostumet tradicionale shqiptare u prezantuan në Manastir, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve lokale, mysafirë nga rajoni dhe mërgata. Organizatorët thanë se ekspozita synon ruajtjen e kujtesës kulturore dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj.

“Folklori nuk është vetëm një valle, nuk është vetëm një kërcim, nuk është një këngë, por është një histori e gjallë që akoma jeton mes njerëzve. Jam shumë e lumtur që kjo pasuri materiale kalon nga një brez te brezi i ri ”, tha Sibela Alimovska, aktiviste e vlerave kulturore kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes aktiviteteve të tilla, synohet që trashëgimia kulturore shqiptare të dokumentohet dhe të ruhet, veçanërisht në qytetin e Manastirit, ku historia shqiptare lidhet edhe me Kongresin e Alfabetit.

“Kam dëgjuar shumë gjëra, shumë histori, por ato nuk janë të dokumentuara, nuk janë të arkivuara dhe kjo do të jetë shumë interesante, sepse i kam kapur ato momentet e fundit të njerëzve që kanë për të treguar për të kaluarën e Manastirit” , theksoi Sibela Alimovska, aktiviste e vlerave kulturore kombëtare.

Organizatorët vlerësuan se ruajtja e trashëgimisë dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet komuniteteve janë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe përcjelljen e vlerave te brezat e rinj.

Burimi: Bota Sot