Juventusi ka vendosur në shënjestër David Raum, ndërsa statistikat e sezonit të fundit në Bundesligë shpjegojnë arsyen e interesimit për mbrojtësin gjerman.
Mbrojtësi i majtë i Lajpcigut, i lindur në vitin 1998, zhvilloi 30 ndeshje, 29 prej të cilave si titullar, duke grumbulluar 2556 minuta.Një paraqitje e qëndrueshme, e pasuruar me 3 gola, 7 asistime dhe plot 7 përfshirje në formacionin e javës. Raum spikat veçanërisht për aftësinë për të ndikuar në gjysmën e fushës së kundërshtarit.
Ai krijoi 22 raste të mëdha, me një mesatare prej 3.3 pasimesh kyçe dhe 2.9 krosimesh të sakta për ndeshje. Saktësia prej 81% në pasime plotëson një profil tepër efikas në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Por gjermani ofron edhe garanci në fazën mbrojtëse.
Ai regjistroi mesatarisht për ndeshje 5.1 topa të rikuperuar, 3.5 largime, 1.6 ndërhyrje dhe 1 interceptim, ndërsa në 8 ndeshje skuadra e tij e mbylli takimin pa pësuar gol. Eksperienca ndërkombëtare është një tjetër vlerë e shtuar. Raum ka zhvilluar gjithashtu 2 ndeshje në Kupën e Botës me Gjermaninë.
Për Luçiano Spaletin, Raum do të ishte një mbrojtës krahu që garanton vrapimin, krosimet dhe vazhdimësinë në lojë, ndërsa fakti që kontrata e tij me Lajpcigun skadon në 2027 mund të favorizojë një marrëveshje me kosto më të përballueshme.
