Aksident mes katër automjeteve në Malishevë, një polic dhe katër

0%

Një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete ka ndodhur në Malishevë. Sheremet Elezi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës, ka konfirmuar për Kallxo.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës në rrugën “Ibrahim Mazreku”. “Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu, deri më tani, për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë.” – konfirmoi Elezi. Njësitet policore kanë marrë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Burimi: Kallxo