Tifozët e Manchester United kritikojnë Luke Shawin

0%

Manchester United i ka mbyllur përgatitjet parasezonale me një humbje zhgënjyese 4-2 ndaj AC Milan, ndërsa një prej lojtarëve më të kritikuar nga tifozët ishte mbrojtësi anglez Luke Shaw. Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick u përball me Milanin në “Tarczynski Arena” të Wroclawit, në ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit të ri.

United e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e dytë përmes Harry Maguire, por Samuel Chukwueze barazoi rezultatin në minutën e 37-të. Menjëherë pas pushimit, Patrick Dorgu riktheu Manchester United në avantazh, por më pas “Djajtë e Kuq” pësuan tri gola në pjesën e dytë.

Për Milanin realizuan Alphadjo Cisse, Goncalo Ramos dhe Ruben Loftus-Cheek, duke vulosur fitoren 4-2. Ribashkim i suksesshëm për Ruben Amorim Ndeshja kishte një domethënie të veçantë edhe për ish-trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim, i cili u shkarkua nga klubi në janar dhe tashmë u përball me ish-skuadrën e tij si trajner i Milanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm disa lojtarë të United mund të konsiderohen se zhvilluan një paraqitje pozitive. Njëri prej tyre ishte afrimi i verës Andrey Santos, i cili vazhdoi formën e mirë të treguar gjatë fazës përgatitore dhe u dallua në mesfushë. Por ndeshja njëkohësisht ekspozoi disa prej problemeve që drejtuesit e United duhet të zgjidhin para mbylljes së merkatos.

Një nga pozicionet që shqetëson më së shumti është krahu i majtë i mbrojtjes. Luke Shaw në qendër të kritikave Luke Shaw aktualisht konsiderohet zgjedhja e parë në këtë pozicion në “Old Trafford”. Anglezi zhvilloi një sezon të qëndrueshëm në edicionin 2025/26, kur për herë të parë gjatë 12 viteve të tij në klub arriti të paraqitej në të gjitha 38 ndeshjet e Premier League.

Megjithatë, kontrata e 31-vjeçarit përfundon në qershor të vitit 2027 dhe Manchester United po kërkon një zëvendësues afatgjatë. Paraqitja kundër Milanit vetëm sa ka shtuar thirrjet e tifozëve që klubi të ndërhyjë në merkato.

Shaw luajti të gjitha 90 minutat, por statistikat e tij ishin të dobëta: nuk realizoi asnjë ndërhyrje të suksesshme, nuk fitoi asnjë duel në tokë dhe humbi posedimin shtatë herë.

Një tifoz shkroi në rrjetet sociale: “Luke Shaw nuk mund të jetë më një lojtar tek i cili mund të mbështetemi.” Një tjetër kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në merkato: “Na duhet tani një zëvendësues për Luke Shaw.” Një koment tjetër ishte edhe më i ashpër: “Na duhet menjëherë një mbrojtës i majtë.

Luke Shaw ka përfunduar.” Ndërsa një tifoz tjetër shkroi: “Është e pabesueshme që Manchester United nuk ka tentuar të transferojë disa lojtarë për krahët e mbrojtjes.” Lewis Hall objektivi kryesor Manchester United e ka identifikuar Lewis Hall si objektivin kryesor për krahun e majtë.

Megjithatë, Newcastle United nuk dëshiron ta shesë lojtarin, sidomos pasi gjatë kësaj vere ka humbur disa futbollistë të rëndësishëm. United ka shqyrtuar edhe alternativa të tjera, përfshirë Joaquin Seys, Myles Lewis-Skelly dhe Antonee Robinson. Pas paraqitjes së Shaw ndaj Milanit, presioni mbi drejtuesit e klubit për të sjellë një mbrojtës të ri të majtë është rritur edhe më shumë.

Carrick kërkon përforcime edhe në mesfushë dhe sulm Megjithatë, mbrojtësi i majtë nuk është pozicioni i vetëm ku Michael Carrick dëshiron përforcime. Pas rikthimit të Manchester United në Champions League, trajneri kërkon një skuadër më të thellë për të konkurruar në disa fronte gjatë sezonit 2026/27.

Përveç një mbrojtësi të majtë, United synon të transferojë edhe një mesfushor qendror, ndërsa nuk përjashtohet as afrimi i një sulmuesi. “Mendoj se në përgjithësi kemi një ekuilibër mjaft të mirë kur e shikon skuadrën në tërësi, por duam më shumë dhe duhet të vazhdojmë të kërkojmë më shumë”, deklaroi Carrick.

“Ka një ose dy zona ku duam të përmirësohemi dhe mendojmë se ekziston mundësia për ta bërë këtë. Por duhet të jetë diçka që na bën realisht më të mirë, qoftë në aspektin e cilësisë apo të thellësisë së skuadrës.” Manchester United do ta nisë sezonin e ri të Premier League më 22 gusht kundër Hull City, ndërsa një javë më vonë do të presë Ipswich Town në “Old Trafford”.

Pas humbjes ndaj Milanit, ndeshjet e para zyrtare do të tregojnë nëse problemet e shfaqura gjatë fazës përgatitore ishin vetëm kalimtare apo nëse United ka ende nevojë për ndërhyrje serioze në merkato.

Burimi: Bota Sot