​Rinia Demokratike zhvillon aksion simbolik para Kuvendit: Asnjë

0%

Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, raporton KosovaPress.

Gjatë aksioni, Arbnora Salihu, nga RDK- ja tha se në mënyrë simbolike në dyert e Kuvendit janë vendosur tri shkallë, të cilat, sipas saj, përfaqësojnë Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Tri shkallët kryesore i kemi vendosur për të treguar tri gjëra: çka thotë Kushtetuta, çka ka thënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 dhe çka thotë Rregullorja e Kuvendit ”, tha Salihu. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për krijimin e rregullave të reja, pasi sipas saj, afatet për konstituimin e Kuvendit janë të përcaktuara qartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Numrat i keni, thirreni seancën, konstituojeni Kuvendin”, u shpreh Salihu. Salihu kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurti, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të institucioneve. “Asnjë parti, asnjë deputet dhe asnjë shumicë nuk është mbi Kushtetutën.

Të rinjtë e Kosovës nuk mund t’i pranojnë këto lloj shkeljesh, të cilat po bëhen praktikë e pastaj po na shiten si normalitet”, deklaroi ajo.

Sipas RDK-së, Kushtetuta parasheh afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa Rregullorja e Kuvendit përcakton se një ndërprerje gjatë seancës konstitutive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Burimi: Bota Sot