Man United gati t’ia “rrëmbejë” Liverpoolit objektivin e madh, garë e

0%

Manchester United mund të ndërhyjë dhe t’ia rrëmbejë Liverpoolit një prej objektivave kryesore të afatit kalimtar, me më pak se dy javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar. Afati kalimtar i Unitedit deri tani mund të konsiderohet e qetë, pasi klubi ka realizuar vetëm tri transferime të reja para rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Andrey Santos dhe Youri Tielemans janë afruar për të përforcuar mesfushën e skuadrës së Michael Carrickut, respektivisht nga Chelsea dhe Aston Villa, ndërsa Karl Darlow u transferua si lojtar i lirë nga Leeds United.

Në fillim të kësaj jave u raportua se Manchester United kishte pyetur për situatën e Ibrahim Mbaye, sulmuesit anësor të Paris Saint-Germainit, i cili prej kohësh lidhet me një transferim te Liverpooli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Man Utd pranon një klauzolë të veçantë për të lejuar largimin e lojtarit të padëshiruar “Të Kuqtë” synojnë të transferojnë si Mbaye, ashtu edhe objektivin kryesor Bradley Barcola, por për realizimin e të dyja marrëveshjeve do të nevojiteshin rreth 200 milionë euro, shumë që konsiderohet tepër e lartë nga drejtuesit e Liverpoolit.

Mbaye, ndërkohë, është i hapur për t’u larguar nga ‘Parc des Princes’ në kërkim të më shumë minutave si titullar. Konkurrenca për një vend në sulmin e Luis Enriques është bërë edhe më e madhe pas transferimit të Ferran Torresit nga Barcelona. Pikërisht për këtë arsye, mediumi spanjoll AS raporton se tetë klube kanë pyetur për 18-vjeçarin.

Përveç Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, në garë janë edhe Bayern Munich, Porto, RB Leipzig, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Roma dhe Aston Villa. Mbaye konsiderohet një prej anësorëve të rinj më premtues në Evropë. Ish-trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, e ka cilësuar atë si një “fenomen” pas shpërthimit të tij te PSG-ja.

Adoleshenti senegalez zhvilloi 28 paraqitje me klubin francez në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar katër gola. Për kartonin e tij raportohet se PSG-ja kërkon më shumë se 59 milionë euro.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në vendimin e Mbaye është dëshira e tij për t’iu bashkuar një klubi që luan në Ligwn e Kampionwve, çka i bën Liverpoolin dhe Manchester Unitedin destinacione veçanërisht tërheqëse.

Interesimi i Unitedit mund t’i japë mundësinë klubit të udhëhequr nga INEOS për t’ia “rrëmbyer” Liverpoolit transferimin e anësorit, duke e kthyer garën për Mbaye në një prej betejave më interesante të ditëve të fundit të afatit kalimtar./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi