Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë

0%

Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë! Jamal Musiala humbi ndjenjat në minutat e fundit të miqësores ndaj Leipzigut, vetëm pak minuta pasi kishte shënuar golin e tretë të Bayernit. Gjermani mori trajtimin mjekësor dhe u largua nga fusha në këmbët e tij, ndërsa në minutën e 86-të u zëvendësua nga Bara Njie, transmeton Klankosova.tv.

Bayerni fitoi 3-1 ndaj Leipzigut në “Allianz Arena”, me golat e Luis Diazit, Nathanael Broën dhe Musialas, ndërsa ndeshja shërbeu si përgatitje për Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.

Burimi: Bota Sot