Ndeshja miqësore mes Bayernit të Munichut dhe Leipzigut të shtunën mori një kthesë shqetësuese në minutat e fundit, pasi Jamal Musiala humbi ndjenjat në fushë. Reprezentuesi gjerman u rrëzua në tokë dhe për disa momente dukej se kishte humbur vetëdijen. Bashkëlojtari i tij i ri, Ismael Saibari, reagoi menjëherë, duke iu afruar Musialas dhe duke thirrur ekipin mjekësor.
Musiala mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u largua nga fusha në këmbët e tij, edhe pse dukej i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Në minutën e 86-të, në vend të tij u aktivizua i riu senegalez Bara Njie. 📸 Ismael Saibari rushing to help Jamal Musiala when he noticed he was about to faint pic.twitter.com/VOXqjJ5UtO — Bayern & Germany (@iMiaSanMia) August 15, 2026 Incidenti ndodhi vetëm pak minuta pasi Musiala kishte shënuar golin e tretë të Bayernit, në minutën e 81-të.
Asistimin për golin e gjermanit e dha pikërisht Saibari, i cili po zhvillonte paraqitjen e tij të parë me fanellën e Bayernit pas transferimit nga PSV Eindhoven gjatë kësaj vere. Bayerni triumfoi me rezultat 3-1 në “Allianz Arena”. Luis Diaz e hapi serinë e golave, ndërsa Leipzigu barazoi përkohësisht. Më pas, Nathanael Broën dhe Musiala shënuan për t’ia siguruar fitoren skuadrës bavareze.
Ndeshja ishte pjesë e përgatitjeve të Bayernit për Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit fundjavën e ardhshme. Kampionët gjermanë do ta nisin sezonin e ri në Bundesliga më 28 gusht, ndaj Stuttgartit./ Telegrafi
