Klubi anglez, Manchester United e ka vendosur Kim Min-jaen në listën e lojtarëve që po monitoron për përforcimin e mbrojtjes. Sipas gazetarit Christian Falk, Djajtë e Kuq vazhdojnë të ndjekë situatën e mbrojtësit te Bayern Munich, pasi janë të interesuar për transferimin e tij.
Megjithatë, dëshira e lojtarit është e qartë: Kim dëshiron të qëndrojë te Bayern dhe të luftojë për rikthimin në formacionin titullar, pavarësisht konkurrencës në qendër të mbrojtjes. 🚨 Manchester United have Kim Min-jae on their transfer shortlist and continue to monitor his situation at Bayern Munich.
However, Kim currently wants to STAY at Bayern and fight his way back into the starting XI, while the German club are happy to keep him as an important squad… pic.twitter.com/WHlzZud9R4 — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 15, 2026 Edhe Bayern nuk po kërkon me çdo kusht shitjen e tij.
Klubi gjerman e konsideron koreano-jugorin një alternativë të rëndësishme për skuadrën dhe është i gatshëm ta mbajë në ekip. Manchester United, ndërkohë, do të vazhdojë ta monitorojë situatën, por për momentin një transferim në Old Trafford duket i vështirë. Çmimi aktual i mbrojtësit 29-vjeçar në faqen e specializuar Transfermarkt është 20 milionë euro.
