Vendim i papritur, Dortmund tërhiqet pas refuzimit të 50 milionë

0%

Borusia Dortmund ka vendosur të tërhiqet nga gara për talentin e ri 19-vjeçar, Said El Mala, pasi klubi i Këlnit ka refuzuar ofertën më të fundit me pretendime më të larta financiare, edhe pse shifra kalonte 50 milionë eurot. Drejtori i Borusias, Karsten Kramer konfirmoi për BILD vendimine klubit. “Ne vendosëm së bashku dhe me vetëdije të mos paraqisnim oferta të tjera.

Kishim bërë atë që e konsideronim një ofertë shumë të vlefshme. Ndërsa kemi të gjitha ambiciet tona sportive, është e rëndësishme për ne që maturia ekonomike të mos neglizhohet”, t ha ai. Oferta më e fundit ishte një tarifë bazë transferimi prej rreth 46 milionë eurosh. Kjo do të ishte plotësuar me pagesa bonusesh, duke e çuar paketën totale pak mbi 50 milionë eurot e kërkuara nga Këlni.

Shuma e përgjithshme do të kishte qenë rreth 52 milionë euro. Megjithatë, këto bonuse do të ishin të arritshme për Këlnin vetëm gjatë një periudhe shumë të gjatë. Aty përfshiheshin edhe një numër i lartë paraqitjesh që lojtari do të duhej të bënte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot