Tetë të vdekur nga reshjet në Japoni

0%

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi reshje rekord të shiut kanë goditur Japoninë lindore, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë dhe probleme të mëdha në transport. Sipas BBC-së, mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin Narita të Tokios për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Autoritetet i kanë përshkruar reshjet si “të paprecedentë”, ndërsa më shumë se 20 mijë familje në prefekturën Chiba kanë mbetur pa energji elektrike. Të enjten ishte lëshuar paralajmërimi emergjent i nivelit pesë, niveli më i lartë i alarmit, ndërsa deri të premten në mëngjes ai është ulur në nivelin katër.

Megjithatë, autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për rrezik të lartë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet. Reshjet e fundit vijnë pas një serie stuhish që kanë goditur Japoninë dhe vendet fqinje gjatë kësaj jave. Meteorologët paralajmërojnë se sezoni i tajfunëve pritet të jetë veçanërisht aktiv këtë vit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com