Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 12 gusht. Sipas njoftimit, çmimi i naftës sot është 1.73 euro për litër, duke u shtrenjtuar kështu për tre centë. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, për dy centë. Sot është 1.50, gjersa të martën ishte 1.48 euro.
Çmimi i gazit sot është shtrenjtuar për një cent, 0.61 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora dhe vlejnë 24 orë.
Burimi:
Telegrafi
