Protesta hyn në ditën e 76-të, në shesh sot zbret edhe diaspora!

0%

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike shënon sot ditën e 76-të të saj. Lëvizja, e cila nisi fillimisht kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një protestë më të gjerë, me kërkesa të drejtpërdrejta politike. Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Krahas saj, qytetarët kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore, si dhe anulimin e ligjit për investimet strategjike. Sipas organizatorëve, protesta synon të ushtrojë presion qytetar ndaj institucioneve për ndryshime politike dhe për një rishikim të mënyrës se si trajtohen investimet strategjike dhe interesat publike. Një tjetër zhvillim i paralajmëruar është pjesëmarrja e diasporës.

Organizatorët kanë njoftuar se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen protestës në Tiranë gjatë tri ditëve, 14, 15 dhe 16 gusht. Përfshirja e diasporës synon t’i japë protestës një karakter më të gjerë kombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot