Policia në Rajonin e Gjilanit shqipton 1,737 gjoba për shkelje në

0%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka shqiptuar 1,737 gjoba gjatë periudhës 7 korrik – . Sipas Policisë, gjobat janë shqiptuar në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe, janë hetuar edhe 27 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 24 aksidente me persona të lënduar. Në kuadër të aktiviteteve policore janë shqiptuar edhe: 8 gjoba për shkaktim të zhurmës gjatë natës; 35 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit; 73 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave; masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike ndaj 54 ngasësve.

Policia Rajonale në Gjilan u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të shmangin përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes. “Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në apelin e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin çdo veprim që mund të shpërqendrojë vëmendjen gjatë ngasjes. “Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi